Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ndarja nga jeta e ish-kreut të PS, Petro Koçi: Lamtumirë Fatosi ynë!
Politika shqiptare ka humbur sot një nga figurat më të rëndësishme të saj, Fatos Nanon, themelues dhe kryetari historik i Partisë Socialiste. Për lajmin e trishtë ka reaguar edhe ish-deputeti socialist Petro Koçi, i cili shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të liderit që, sipas tij, “modernizoi dhe transformoi të majtën shqiptare”. “Lideri i transformimit dhe modernizimit të së majtës shqiptare. Një kryetar partie kampion i demokracisë institucionale, i kolegjialitetit dhe i intelektualizmit politik. Ishte politikani modern i një kohe primitive. Atdhetari i palëkundur që i dha dinjitet e reputacion shqiptarësisë”, shkruan Koçi. Në fjalët e tij, Petro Koçi e cilëson Nanon si “një njeri me shpirt të jashtëzakonshëm bashkëpunues, ku hakmarrja nuk gjeti kurrë hapësirë”, duke theksuar se Shqipëria dhe e majta socialiste “humbën...