Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Rrezik për shëndetin! Mandarina të kontaminuara me kimikate në treg, AKU kërkon t’i ktheni menjëherë
                            Mandarinat në marketet e Tiranës nuk janë të sigurta, sepse edhe kësaj here ky produkt sipas analizave laboratorike të ISUV ka rezultuar me mbetje të lartë kimikatesh të rrezikshme. Burimet për TCH mësojnë se fruti mandarinë është spërkatur mbi norme me insekticidin perimiphos metil, preparat bujqësor ky që është nuk i lejuar të përdoret nga fermerët dhe as të tregtohet nga farmacistët bujqësor, sepse nuk është pjesë e listës së PMB të miratuara nga ministria bujqësisë. Edhe kësaj here fermerët janë kujdesur të vrasin insektin që dëmton shëndetin e mandarinës, duke vënë në rrezik jetën e konsumatorit. Ky njoftim që shihni që shihni në ekran, është afishuar pranë një kaseje biznesi agroushqimore në tiranë , ku u kërkohet qytetarëve të kthejnë mbrapsht produktin mandarinë me...