“Ia tregoj unë atij”, Veliaj: Prokurorët kërcënojnë krerët e bashkive kur nuk u punësojnë fisin

“Ia tregoj unë atij”, Veliaj: Prokurorët kërcënojnë krerët e bashkive kur nuk u punësojnë fisin

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm ndodhet në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, ku po zhvillohet seanca për dekretin e Presidentit, nëse ai do të vijojë të mbetet në detyrë, apo do të lihet në fuqi vendimi për shkarkimin e tij. Gjatë replikave me përfaqësuesin e Këshillit të Ministrave në seancë, Erion Veliaj tha se në mbledhjen e qeverisë, para se të merrej vendimi për shkarkim, duhej të ishte dëgjuar ai më parë. Sipas Veliajt, në këtë rast Këshilli i Ministrave do të ishte vënë në dijeni për konfliktin e interesit që prokurori i çështjes ka në rastin e tij. Ndërsa shtoi se ndodh shpesh që prokurorët ushtrojnë presion ndaj krerëve të bashkive për t’u punësuar...