Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rritet çmimi i biletës për transportin urban në dy linja në kryeqytet, ja sa rritet aboneja
Bashkia Kamëz ka rritur çmimin e bilës së transportit publik. Nga 40 lekë që ishte, qytetarët duhet të paguajnë tashmë 50 lekë për biletën e autobusit. Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak i Bashkisë Kamëz, me firmën e kryetarit të Këshillit, Hysen Koldashi. Në vendimin e Këshillit Bashkiak të Kamzës thuhet se kërkesa për rritjen e çmimit të bilës së transportit publik, me 10 lekë, është bëra nga Shoqata për Transportin Urban dhe Interurban. Po ashtu, Bashkia Kamëz ka rritur edhe çmimin e abonesë mujore, në 1400 lekë, ndërsa çmimi i abonesë së përgjithshme është caktuar 1600 lekë.