“Jeni pula apo elefantë?” – shpërthen Veliaj ndaj…

“Jeni pula apo elefantë?” – shpërthen Veliaj ndaj…

Prej më shumë se 6 orësh vijon në Gjykatën Kushtetuese seanca e jashtëzakonshme lidhur me shqyrtimin e shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit sakaq, mori fjalën pas një pushimi prej 20 minutësh teksa iu drejtua përfaqësuesve të presidencës. Veliaj kritikoi qëndrimin e këtij institucioni që nuk priti vendimin e gjykatës për vlefshmërinë e shkarkimit të tij, por dekretoi menjëherë zgjedhjet të reja për bashkinë e Tiranës. Duke bërë edhe analogji me botën e kafshëve, Veliaj e mbylli këtë pjesë të fjalës së tij duke pyetur avokatët e presidencës, “jeni pula apo elefantë?” Erion Veliaj: Kemi një standard të dyfishtë që aplikohet. Për dikë të padënuar aplikohet shkarkimi. Për dikë të dënuar duhet të presim vendimin përfundimtar. Kështu që injoranca ose padija nuk...