Nga “Gjoka” te “fantazma” turke, si Balluku ndryshoi fituesin e tenderit 140 milionë eurosh të Llogarasë

Nga “Gjoka” te “fantazma” turke, si Balluku ndryshoi fituesin e tenderit 140 milionë eurosh të Llogarasë

Belinda Balluku është marrë sot zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me veprimet si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, për Tunelin e Llogarasë. Emisioni “Në Shënjestër” me autore gazetaren Klodiana Lalën, trajtoi historikun e rrugëtimit politik të zv/kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Një prej tyre, denoncimi i PD më 12 Gusht 2024, për tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në aksin Orikum- Himarë, si pjesë e autostradës Vlorë-Sarandë, një nga më të kushtueshmit sot në vend. “Në Shënjestër” publikoi detaje nga dosja hetimore e një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ballukut, ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilat kanë çuar hetuesit drejt zv/kryeministres. Tender me vlerë fondi limit 190 milion euro, punime me afat realizimi 37 muaj...