‘9 nëntori’/ Zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ publikon fletën e votimit për garën në 5 bashki të vendit

‘9 nëntori’/ Zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ publikon fletën e votimit për garën në 5 bashki të vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar fletët e votimit dhe renditjen e kandidatëve për garën në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 bashki të vendit: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. Këto zgjedhje zhvillohen pas largimeve të disa kryetarëve aktualë që morën mandate deputetësh apo poste të tjera qeveritare. Në Vlorë, socialistët, garojnë deputeten Brunilda Mersinin, ndërsa demokratët kanë shprehur mbështjetjen për një kandidat të pavarur si Dionis Sota. Në kahun opozitar garon si i pavarur edhe këshilltari demokrat Gjergji Nika. Në Berat, gara zhvillohet mes Ervin Cecës, aktualisht nënkryetar i bashkisë dhe drejtues i saj që pas dorëheqjes së Ervin Demos, dhe Pavlo Shkarpës, biznesmen që kandidon si i pavarur me mbështetjen e opozitës. Në Tepelenë, socialistët garojnë me Gramos Sakon, ish-drejtor i Gardës së Republikës...