Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Ndarja nga jeta e Nanos, Salianji: Krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj
                            Ervin Salianji, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të liderit historik të PS Fatos Nanos. Salianji shkruan se Nano krijoi një parti moderne të majtë ku lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj.   ‘Fatos Nano, një nga personalitetet më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar, drejtues historik i Partisë Socialiste dhe një nga protagonistët e pluralizmit pas viteve ’90. Edhe pse në krahë të ndryshëm politikë, Fatos Nano përfaqësonte një profil të veçantë, liberal në mendim, i hapur ndaj debatit, me kulturë politike dhe respekt për mendimin ndryshe.  Ai krijoi një parti moderne të majtë, lejoi garën dhe lirinë e mendimit brenda saj, dhe formoi breza politikanësh që vijojnë të jenë aktivë edhe sot. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Qoftë i paharruar’, shkruan ai. 
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   