Bamir Topi për Fatos Nanon: Ishte politikan qytetar dhe…

Ish-presidenti Bamir Topi ka reaguar me keqardhje për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, duke e përshkruar atë si një politikan qytetar dhe dialogues.
Ish Presidenti Prof.Dok. Bamir Topi:
Keqardhje për ndarjen nga jeta të z.Fatos Nano.
Nano ishte një politikan qytetar, liberal dhe komunikues modern në politike e në shoqëri.
Sjellja tij politike me kundërshtarët politikë ishte plot predispozicion për dialog e kompromis.
Personalisht i jam mirënjohës, pasi tejkaloi pozicionin e tij politik për të më votuar si President i Republikës, duke mënjanuar krizën politike e kushtetuese.
U prehtë ne paqen e përjetshme!