Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ publikon fletën e votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar modelin e fletëve të votimit dhe renditjen përfundimtare të kandidatëve për Kryetar Bashkie në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor në pesë bashki të vendit: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. Gjithashtu, KQZ kërkoi nga bashkitë përkatëse të marrin të gjitha masat e nevojshme për garantimin e kushteve optimale në qendrat e votimit, përfshirë funksionalitetin, logjistikën dhe aksesin për personat me aftësi të kufizuara.