Fjala e Veliajt para gjykatës/ B… çeliku që gjuajti me pambuk

Fjala e Veliajt para gjykatës/ B… çeliku që gjuajti me pambuk

Nga përplasja me juristin e Ramës deri te akuzat që hodhi për kryeministrin dhe partinë e tij Pas nëntë muajsh mungese vizive në opinionin publik, Erion Veliaj është shfaqur sot me një fjalim 13 minutësh përpara Gjykatës Kushtetuese, ku ishte paraqitur për të mbrojtur idenë se ai ishte shkarkuar në mënyrë të padrejtë nga ish miqtë e tij këshilltarë bashkiakë dhe nga kryeministri Edi Rama. Mbrojtja juridike e Veliajt ishte në thelb e shkurtër: I njëjti shtet që më ka rrëmbyer padrejtësisht nga detyra duke shkelur prezumimin e pafajësisë, po më penalizon se nuk paraqitem në zyrë. Por më i rëndësishëm sesa ky refren i njohur, me kërshëri pritej mbrojtja politike që ai do të bënte. Ajo që u vu re ishte Erion veliaj ndihej...