Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Belinda Balluku flet pas daljes nga SPAK
                            Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku ka dalë nga ambientet e SPAK. “Isha për një çështje në hetim, proces që besoj dhe jam shpresëplotë se do bazohet në transparencë dhe llogaridhënie”, tha Balluku për mediat. Balluku u shoqërua në Prokurori nga avokatja Pamela Qirko, njëherësh motra  e saj. Nuk dihet ende zyrtarisht shkaku i thirrjes së zonjës Balluku, por burime nga SPAK kanë bërë të ditur se ajo është hetuar për një tender të tunelit të Llogarasë./vizionplus.tv