Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ironia e fatit”, 7 vite më parë Pamela Qirko vlerësonte prokurorin, sot del para tij si motra e të pandehurës Balluku
Avokati Marash Logu ka komentuar marrjen e Belinda Ballukut, zv.kryeministres si person nën hetim nga SPAK. Sipas Logut 7 vite më parë, Prokurori i çështjes së Ballukut, Dritan Prençi u paraqit përpara Pamela Qirkos, motrës së zv.kryeministres, e cila mbante potin e anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u konfirmuar në detyrë. Ndërkohë që sot, 7 vite më pas, Pamela Qirko, paraqitet para prokurorit, Dritan Prençi, si motra dhe avokatja e Belinda Ballukut. “Ironia e fatit! 7 vite më parë, prokurori Dritan Prençi u paraqit përpara Pamela Qirkos, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u konfirmuar në detyrë. 7 vite më pas, Pamela Qirko paraqitet përpara prokurorit Dritan Prençi si motra dhe avokatja e të pandehurës Belinda Balluku”, shkruan Marash Logu....