Burimi:
Tesheshi.com
Foto © Tesheshi.com
Nga qelia në Kushtetuese: si e kundërshtoi Erion Veliaj shkarkimin e diktuar nga Rama
Pas muajsh në qeli, Erion Veliaj u shfaq në Gjykatën e Kushtetuese me kostum e kollaro, paksa i dobësuar, shkuar aty me pranga të cilat iu hoqën më pas, për të kundërshtuar, me argumentat e tij, shkarkimin nga detyra e kryetarit të Bashkisë, në fillim nga Këshilli Bashkiak e më pas nga Presidenti. Kështu, ai bëri një mbrojtje duke kombinuar logjikën politike me atë juridike, si një shans për t’i përcjellë publikut mitin e padrejtësisë ndaj tij, si politike e si juridike. Fjala e plotë: E nderuar Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, Edhe pse e di mirë se kjo është e drejta ime kushtetuese, dua t’ju falënderoj me respekt që më keni dhënë mundësinë të jem sot i pranishëm,...