Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Nano u nda nga jeta/ Balla mes pikëllimit: Humbëm kryetarin që modernizoi Shqipërinë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Docialiste, Taulant Balla ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nano. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilëson Nanon si njeriu që moderinzoi Shqipërinë, duke modernizuar partinë. “Sot e humbëm Kryetarin Nano, Do ta kujtojmë gjithmonë udhëheqësin e parë të Partisë Socialiste Fatos Nano për kontributin vendimtar në 14 vite me radhë kur Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment nga graviteti i interesit kombëtar, çka u skalit si një vijë sjelljeje e palëkundur e partisë sonë, duke e bërë unikale mes partive politike në Shqipëri. Fatos Nano modernizoi Shqipërinë, duke modernizuar partinë. Faleminderit për mundësinë që më dhe të mësoj shumë prej teje, U prehsh në paqe shef,” shprehet Taulant Balla.