Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            U paraqit sot në SPAK, mediat: Balluku në hetim për Tunelin e Llogarasë
                            Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur pasditen e sotme në SPAK. Prej orës 15:00 ajo është futur në ambientet e SPAK, ku burime për Report Tv bëjnë me dije se është marrë në hetim për çështjen e tunelit të Llogarasë.  Zv.kryeministres i ishte dërguar fletëthirrje nga SPAK për ditën e hënë, por ajo kishte kërkuar një datë tjetër për shkak të angazhimeve dhe u paraqit sot bashkë me motrën Pamela Qirko, e cila do të jetë përfaqësuesja e saj ligjore. Dyshohet se Balluku është marrë në hetim për veprën penale të shkeljes së pabarazisë në tenderë.  SPAK nuk ka thirrur vetëm Ballukun, të hënën pritet që në prokurorinë e Posaçme të paraqiten edhe zyrtarë të tjerë të ministrisë së Infrastrukturës, si edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli. 
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   