“Nëntori nis me temperatura të larta”, Meteorologia Porja: Si pritet të jetë moti në ditët në vijim

“Nëntori nis me temperatura të larta”, Meteorologia Porja: Si pritet të jetë moti në ditët në vijim

Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për muajin nëntor. Porja tha se kjo fundjavë, e cila përkon edhe me nisjen e muajit, do të jetë e ngrohtë dhe me temperatura deri në 5 gradë mbi vlerat mesatare të muajit. “Të shtunën dhe të dielën termometri në disa zona do të ngjitet në 26 gradë Celsius, temperatura këto shumë të larta. Nëse do të bënim një krahasim me tetorin, janë rreth 5-6 gradë më të larta se ç’duhet të jenë. Parashikohet që të dielën në mbrëmje të kemi zhvillim të vranësirave duke bërë që java tjetër të nisë disi më e paqëndrueshme”, u shpreh Lajda Porja. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, ndryshe nga tetori, nëntori pritet të jetë një muaj i thatë. “Muaji nëntor, i...