Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare ish-kryeministri dhe lideri historik i socialistëve, Fatos Nano.
Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej afro një muaji ndodhej në reanimacionin e një spitali privat në Tiranë.Lexo edhe :Related Posts
Fatos Nano është një ndër figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare në më shumë se tre dekada.
Ai lindi më 16 shtator 1952 në Tiranë. Nano mbaroi gjimnazin “Sami Frashëri” dhe kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës për ekonomi. Pas shkollimit, me rrëzimin e diktaturës, ai u bë themeluesi dhe kryetari i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005.
Ai u zgjodh kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit dhe më pas mbeti udhëheqës i socialistëve gjatë viteve të saj në opozitë.
Pas fitores së zgjedhjeve të vitit 1992 nga Partia Demokratike, Fatos Nano u burgos me akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ai qëndroi për disa vite në qeli dhe doli pas trazirave të vitit 1997.
Dy vjet më vonë Nano u shpall i pafajshëm nga gjykata.
Fatos Nano u rikonfirmua në krye të partisë së socialistëve dhe më pas mori pushtetin. Në vitin 2005 Partia Socialiste humbi zgjedhjet dhe më pas, më 1 shtator të atij viti, Nano dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialiste, ndërsa u pasua nga Edi Rama.
Si deputet i Parlamentit Shqiptar, Nano ka shërbyer zonën e Kuçovës, Tepelenës dhe Sarandës.
/vizionplus.tv
