Takimi me presidenten Osmani, liderët politikë: Zgjedhje të reja në dhjetor

Takimi me presidenten Osmani, liderët politikë: Zgjedhje të reja në dhjetor

Kosova E Premte, 31 Tetor 2025 14:37 Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në dhjetor. Është ky rezultati i takimit të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike. Takimi i tyre vjen pas dështimit të përpjekjes për të bërë një qeveria apo mazhorancë nga Lëvizja Vetëvendosje. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se duhet që sa më parë të shpallen zgjedhjet e reja për të shmangur krizat që dëmtojnë vendin. Ai bëri me dije se gjatë takimit, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kërkoi që të provojë edhe njëherë për ta bërë qeverinë. Idenë e zgjedhjeve të reja e mbështeti edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke e konsideruar si rrugën e vetme për të dalë nga...