Përplasje në Kushtetuese, këshilltari i Presidencës shpërthen ndaj gjyqtarëve: Po dilni jashtë kompetencave

Përplasje në Kushtetuese, këshilltari i Presidencës shpërthen ndaj gjyqtarëve: Po dilni jashtë kompetencave

Me kritika të forta iu adresua këshilltari ligjor i Presidencës, Ilir Rusmaili Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën e tyre që dekreti për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë të mos jetë pjesë e gjykimit në çështjen e Erion Veliajt. Duke mbrojtur dekretin e Presidentit dhe duke theksuar se ai është kushtetues, Rusmaili tha se shqyrtimi i një akti administrativ nuk është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese. Rusmaili tha se Presidenti ka bërë vetëm detyrën dhe se mosdekretimi i zgjedhjeve do ishte ‘atentat’ Kushtetues. “I qëndrojmë parashtrimeve të dorëzuar më datë 15 tetor. Dekreti i Presidentit ka qenë kushtetues në datë 1 tetor, kur ai u mor dhe ngelet i tillë sot se ka qenë kushtetues në atë datë. Dekreti ka qenë i tillë dhe...