Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							 
                                
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Shfaqet dramatizimi “Eposi shqiptar”, “Lahuta e Malcis” merr formë të re në skenën e Lezhës
                            Në Pallatin e Kulturës në Lezhë u shfaq dramatizimi “Eposi Shqiptar”, një formë e re artistike për të prezantuar “Lahutën e Malcis” të At Gjergj Fishtës. Përmes ndërthurjes së aktrimit, muzikës, kostumografisë tradicionale dhe skenografisë simbolike, krijuesit sollën në skenë një mënyrë ndryshe për ta përjetuar veprën madhore të poetit. Shfaqja, me dramatizim dhe regji të Kol Kunorës, u realizua me interpretimin e aktorëve Mark Hilaj, Mario Paloka, Keslin Perdoda, Alesia Alcani dhe Gerald Ndreca, ndërsa Pretash Nilaj (Mjeshtër i Madh) përcolli tingujt autentikë të lahutës. Regjisori Kol Kunora u shpreh se ky koncept është vetëm fillimi i një cikli të ri prezantimesh të “Lahutës së Malcis”. “E kam pasur detyrim prej kohësh që ‘Lahutën e Malcis’ ta sillja në skenë në një formë më...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                   