Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							 
                                
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            “Dekreti i Begajt kushtetues”, këshilltari i Presidentit në GJK: I lejuat vetes të drejtën për të shqyrtuar një akt administrativ
                            Mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese seanca publike për shqyrtimin e ankimimit të Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra. Gjithashtu në seancë po shqyrtohet edhe ankimi për shfuqizimin e dekretit të Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë. Këshilltari juridik i Presidentit, Ilir Rusmaili, mbrojti para Gjykatës Kushtetuese ligjshmërinë e dekretit të Begajt për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës. Ai theksoi se dekreti “ka qenë dhe mbetet kushtetues”, duke argumentuar se Kushtetuta dhe jurisprudenca ekzistuese e Gjykatës Kushtetuese e mbështesin plotësisht vlefshmërinë e tij. Rusmaili paralajmëroi gjithashtu se shqyrtimi i akteve administrative nga Gjykata Kushtetuese mund të krijojë precedent të rrezikshëm për tejkalimin e kompetencave të saj kushtetuese. Ilir Rusmaili: Dekreti i presidentit ka qenë Kushtetues dhe ngelet i tillë edhe sot,...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                   