Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Qeveria e Kosovës miraton buxhetin 4 mld euro; paga minimale 425 euro nga janari, 500 nga korriku
Qeveria në detyrë ka miratuar Projektbuxhetin prej 4 miliardë eurosh për vitin 2026, i cili parashikon paga të 13-ta, rritje të shtesave e të pensioneve, si edhe rritje të pagës minimale. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka vlerësuar “me shumë risi” buxhetin për vitin 2026. Ai ka paraqitur para kabinetit planet për ndarjet buxhetore.Ai ka thënë se buxheti do të jetë në vlerë 4 miliardë euro.“Edhe ky buxhet do të ketë shumë risi. Së pari, është buxhet në vlerë 4 miliardë euro ku ¼ apo rreth 1 miliard janë buxhetuar për investime kapitale. Një risi do jetë dhënia e pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik. Është i përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë më 0.5% për çdo vit përvojë pune për...