Nga 1 nëntori për dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës arrin 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Nga 1 nëntori për dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës arrin 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Nga 1 nëntori qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të Bashkisë Kamëz, konkretisht Kamëz–Tiranë dhe Paskuqan–Tiranë do të paguajnë 50 lekë për biletë, nga 40 lekë që është aktualisht. Bileta do të rritet 10 lekë apo 25% nga sa paguhet.Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj i kontaktuar nga Monitor tha se vendimi është miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Kamzës, pas kërkesës së operatorit privat të licensuar që menaxhon shërbimin e dy linjave dhe nis zbatimin nga 1 Nëntori.Memaj thotë se rritja e çmimit ishte e domosdoshme për të përballuar shtimin e kostove të mirëmbajtjes dhe të karburantit, në mungesë të subvencioneve shtetërore.Në të njëjtën mbledhje, Këshilli Bashkiak miratoi edhe rritjen e abonesë mujore për këto linja, nga...