Rrokadë në Policinë e Shtetit, lëvizin shefat e komisariateve në Tiranë

Rrokadë në Policinë e Shtetit, lëvizin shefat e komisariateve në Tiranë

Ndryshime të rëndësishme të shefave të komisariateve u firmosën sërish me urdhër të kryepolicit Ilir Proda. Pothuajse të gjitha komisariatet e Tiranës kanë shefa të rinj. Kryekomisari Besmir Qibini nga Shef komisariati Kukës shkon shef komisariati nr. 3 Tiranë. Ndërkohë, Komisar Besmir Dervishi nga Shef komisariati nr. 3 Tiranë shkon Shef Komisariati nr. 5 Tiranë. Sakaq, kryekomisari Idriz Daulle nga shef Komisariati nr.5 Tiranë emërohet shef Komisariti nr.7 Tiranë. Po ashtu, kryekomisari Robert Losha nga shef Komisariati nr.7 Tiranë shkon Shef Komisariati Mat. Raportohet se kryekomisari Ervis Sançolli nga shef komisariati Mat shkon Shef Komisariati Lezhë dhe komisar Oltion Gjoni nga shef komisariati Lezhë shkon shef komisariati Kukës.