Kanosje dhe fyerje në Memaliaj, nën hetim një person

Kanosje dhe fyerje në Memaliaj, nën hetim një person

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi M. V., 67 vjeç, banues në fshatin Iliras, ka kanosur dhe fyer një 64-vjeçare, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.