“Rojtarët”/ Vodhi 10 mln lekë dhe sende me vlerë 20 mijë euro, arrestohet grabitësi i shtëpisë në Tiranë

“Rojtarët”/ Vodhi 10 mln lekë dhe sende me vlerë 20 mijë euro, arrestohet grabitësi i shtëpisë në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Rojtarët”, i cili çoi në kapjen e autorit të një vjedhjeje të kryer në rrugën “Musa Agolli”. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë veprimeve hetimore dhe operacionale, u identifikua dhe u arrestua P. Z., 52 vjeç, ndërsa shtetasi D. B., 56 vjeç, i cili dyshohet se e largoi autorin nga vendngjarja me automjet, u shpall në kërkim. Vjedhja kishte ndodhur më 24 tetor 2025, kur nga kasaforta e një banese ishin marrë 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë 20 000 euro, ndërkohë që banesa ishte bosh. Sipas hetimeve, dy autorët kishin mbajtur në vëzhgim zonën përpara ndërhyrjes. Gjatë kontrollit të banesës së P. Z., policia sekuestroi 2 automjete, 1 celular dhe 1 armë zjarri pistoletë me leje....