Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Ardit Bido: Propozimi i Fredi Belerit për universitet në gjuhën greke është një barsaletë pa baza reale
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së eurodeputetit grek me origjinë shqiptare, Fredi Beleri, për krijimin e një universiteti në gjuhën greke për minoritetin. I ftuar në emisionin “Tema e Ditës” me gazetarin Arbër Hitaj, Bido e cilësoi këtë propozim si “qesharak” dhe “barsaletë”. “Nuk ka baza për ngritjen e këtij universiteti sepse nuk ka minoritet të mjaftueshëm,” u shpreh ai. I pyetur për vizitën e ish-kryeministrit grek Karamanlis në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë, Bido e cilësoi si të papërshtatshme. Ai kritikoi ligjin e vitit 2009 që lejoi krijimin e këtyre varrezave në territorin shqiptar duke thënë se varrezat kthehen herë pas here në pika pelegrinazhi. “Fatkeqësisht, varrezat e ushtarëve grekë të ndodhura në territorin e Shqipërisë u...