Burimi: 
								Sot.com.al
								
							 
                                
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            6.5 milionë euro shpërndahen për naftën në bujqësi, përfitojnë mbi 42 mijë fermerë
                            Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka mbështetur deri më tani me financim  42,667 fermerë në të gjithë vendin, pasi janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi. Referuar të dhënave zyrtare nga ky institucion disbursimi i fondeve të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025 vijon intensivisht, ku deri më tani janë shpërndarë rreth 1,84 miliard lekë apo 19 milionë euro, ndërsa pagesat për përfituesit e tjerë janë në proces. Skema Kombëtare 2025 përfshin 8 masa në total: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta); zhvillimin e bletarisë; mbështetje për farë, fidanë dhe inpute të tjera; kultivimin e bimëve mjekësore-aromatike; fermat organike; certifikimin Global GAP; mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi. Ndërsa sa i takon vetëm skemës së...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   