Veliaj: E mora vesh mbledhjen e këshillit bashkiak nga televizori i burgut

Veliaj: E mora vesh mbledhjen e këshillit bashkiak nga televizori i burgut

Në vijim të seancës në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj vijoi duke e cilësuar procesin e shkarkimit si një akt të padrejtë, të kryer pa respektuar procedurat ligjore dhe pa i dhënë mundësinë të paraqiste qëndrimin e tij përpara Këshillit Bashkiak të Tiranës. “Zonja gjykatëse, ju falënderoj për pyetjen. Në 10 vite si kryebashkiak, ka dy mënyra si flitet në këshill: ose kur thërret kryetari, ose kur ka vendime të rëndësishme. Ka edhe një rast të tretë, kur e thërret vetë këshilli por edhe atëherë duhet të thërrasë kryetarin. Unë nuk mora asnjë ftesë nga këshilli, por një njoftim nga sekretari, që nuk është anëtar i zgjedhur i tij,” tha Veliaj.