Rritet sërish çmimi i druve të zjarrit, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

Rritet sërish çmimi i druve të zjarrit, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

Çmimi i druve të zjarrit ka pësuar sërish rritje këtë vit në qarkun e Korçës, duke arritur deri në 55 mijë lekë të vjetra për metër kub. Në këto kushte, shumë familje thonë se e kanë gjithnjë e më të vështirë të përballojnë kostot e ngrohjes dimërore. Për banorët e Korçës, ngrohja me dru mbetet mundësia e vetme për t’u përballur me të ftohtin e zonës, por çmimi i lartë i ka vënë ata në vështirësi ekonomike. Një pjesë e qytetarëve thonë se ende nuk kanë mundur të sigurojnë drutë për dimër, ndërsa të tjerë kanë blerë vetëm një pjesë të nevojshme, ka edhe nga ata që sigurojnë lëndën drusore gjatë verës, për të shmangur rritjen e çmimeve që përsëritet çdo vit me afrimin e...