Pushteti vendor nuk shfrytëzon fondet e investimeve, të dhënat shqetësojnë qytetarët

Pushteti vendor nuk shfrytëzon fondet e investimeve, të dhënat shqetësojnë qytetarët

Shqipëria dhe zonat rurale të vendit kanë nevoja të mëdha të paplotësuara me infrastrukturë. Në pjesën më të madhe të njësive administrative nuk ka rrugë me asfalt që i lidhin me akset nacionale, rrjetet e energjisë elektrike janë të dobëta dhe furnizimi me ujë është i mangët. Pavarësisht nevojave të mëdha, pushteti vendor në vendin tonë nuk mund të realizojë edhe ato pak fonde në dispozicion që ka për investime. Ministria e Financave raportoi se në fund të 8-mujorit, 61 bashkitë e vendit kishin realizuar vetëm 21.8% të planit të investimeve. Nga 49.8 miliardë të planifikuara këtë vit, janë realizuar vetëm 10.8 miliardë lekë gjatë janar–gushtit, vetëm katër muaj para përfundimit të vitit. Bashkia e Tiranës ka ecurinë më të dobët, edhe për shkak të...