Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							 
                                
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            “Më shkëputën pabesisht nga detyra ata që donin të më shihin me pranga dhe jo me lopatë”, Veliaj: S’kërkoj mëshirë, por drejtësi
                            Kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës, Erion Veliaj, ka folur për herë të parë para trupës së Gjykatës Kushtetuese, ku po shqyrtohet ankimi i tij për shkarkimin nga detyra. Veliaj tha se është “shkëputur pabesisht nga puna” dhe se ndaj tij është zhvilluar një “përpjekje për ta burgosur të vërtetën”. Ai theksoi se largimi i një kryebashkiaku të zgjedhur nga populli, pa vendim përfundimtar të drejtësisë, përbën “përmbysje të demokracisë”, ndërsa kërkoi “jo mëshirë, por drejtësi kushtetuese”. Veliaj: Më shkëputën pabesisht nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar dhe jo me lopatë në duar. Mund ta burgosësh një njeri, por nuk e burgos dot të vërtetën që ulëret. Mosprezenca ime nuk ka qenë zgjedhje. Unë nuk zgjodha të internohem në një...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                    
                    
                   