“E kam parë nga televizori i burgut shkarkimin tim”, Veliaj në Kushtetuese: 8 vendime për 8 orë, ishte mbresëlënëse

“E kam parë nga televizori i burgut shkarkimin tim”, Veliaj në Kushtetuese: 8 vendime për 8 orë, ishte mbresëlënëse

Po zhvillohet gjyqi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Erion Veliajt. Kryetari i shkarkuar i Bashkisë së Tiranës u shpreh se nuk kishte parë kurrë një eficencë të tillë si në rastin e tij, ku gjatë procesit të shkarkimit u morën tetë vendime brenda tetë orëve nga Këshilli Bashkiak, Kryeministri dhe Presidenti. “Unë e kam parë nga televizori i burgut shkarkimin tim. Nuk jam njoftuar. Unë nuk kam parë një eficencë me tetë vendime administrative brenda 8 orëve të punës, në datë 24, që fillon me vendimin e këshillit bashkiak dhe mbaron me dekretin e Presidentit. Në tetë orë, tetë vendime. Ishte thellësisht mbresëlënëse shpejtësia që u mor vendimi. Kjo është e drejta ime për të qenë këtu. Faleminderit që më dhatë këtë të drejtë....