Burimi: 
								Shkodraweb.com
								
							 
                                
                                    Foto © Shkodraweb.com                                
                            ZYRTARE – SPAK ka ftuar për sot zëvendëskryeministren Balluku, duhet të jetë e shoqëruar me avokat…
                            Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është thirrur sot në orën 15:00 në SPAK. Burimet bëjnë me dije se Ballukut i është kërkuar që jetë e shoqëruar me avokat. Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë çështje, por gjatë seancës së të enjtes së kaluar, ku kreu Altin Dumani raportoi në kuvend, pranoi se zëvendës kryeministrja është në hetim. Theksojmë se PD ka dorëzuar në SPAK 4 padi për Ballukun: për çështjen e tunelit të Llogarasë, shitblerjet e energjisë elektrike, panelet fotovoltaike dhe 2 anijet TEC të prodhimit të energjisë elektrike. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                       