Burimi: 
								Sot.com.al
								
							 
                                
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Donin të më shihnin me pranga në duar”/ Veliaj në Kushtetuese: Djalin tim më shumë e takoj në burg se në liri
                            Nga foltorja e Gjykatës Kushtetuese, Erion Veliaj tha se “më shkëputën nga puna ata që më donin pas herkuave”. Në fjalën e tij në seancën ku u shqyrtua ankimi i tij për shkarkimin nga detyra, ish kryebashkiaku theksoi se izolimi i tij ishte i imponuar nga shteti. Erion Veliaj: Djalin tim e kam takuar më shumë në burg seç e kam takuar në liri se e lija në gjumë dhe e gjeja në gjumë. Kush thotë se kam munguar në punë fyen inteligjencën e qytetarëve të Tiranës që e panë dashurinë për punën dhe për këtë qytet. Punë nga e cila më shkëputën padrejtësisht dhe pabesisht, ata që donin të më shihnin me pranga në duar dhe jo me lopatë në duar.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                       