‘Më mohuan të marr pjesë në Këshillin Bashkiak’, Veliaj: Mbledhjen e pashë nga televizori i burgut

Gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohet ankimi i Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Veliaj denoncoi mungesën e ftesës për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
“Mbledhjen e pashë nga televizori i burgut, nuk mora ftesë për prezencë,” – deklaroi Veliaj, duke theksuar se nuk është njoftuar asnjëherë për zhvillimin e mbledhjes që sipas tij është në shkelje të ligjit.
Kryebashkiaku i Tiranës pretendon se procesi i shkarkimit është i paligjshëm dhe se të drejtat e tij procedurale janë cenuar, duke mos i dhënë mundësinë për të marrë pjesë dhe për të mbrojtur pozicionin e tij në Këshillin Bashkiak.
Seanca e Gjykatës Kushtetuese pritet të vendosë mbi ligjshmërinë e procedurës së shkarkimit dhe mbi pretendimet e Veliajt për shkelje të të drejtave të tij.