Burimi: 
								Monitor.al
								
							 
                                
                                    Foto © Monitor.al                                
                            BSH: Forcimi i Lekut, pasqyrim i përmirësimit të bilancit të jashtëm të ekonomisë
                            Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha të premten se përmirësimi i bilancit të jashtëm të ekonomisë ka qenë përcaktues në tendencën e forcimit të Lekut në kursin e këmbimit valutor.Në raportimin e tij vjetor para Kuvendit, Guvernatori u shpreh se pozicioni i jashtëm i ekonomisë është konsoliduar, falë rritjes së mëtejshme të eksporteve, remitancave dhe investimeve të huaja direkte.“Gjatë vitit 2024, eksportet totale shënuan vlerën e 9.1 miliardë eurove, duke u rritur me 11% krahasuar me vitin paraardhës, të nxitura nga të ardhurat nga turizmi në vlerën e 5 miliardë eurove. Po ashtu, remitancat arritën 1 miliard euro, ndërsa flukset hyrëse nga investimet e huaja direkte në 1.6 miliard euro. Në tërësi, bilanci i shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë ka shënuar përmirësim...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   