Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            LIVE! Veliaj: Ata që më rrëmbyen nga zyra pa asnjë akuzë janë pasiguria për të gjithë nesër
                            Erion Veliaj ka folur sot para Gjykatës Kushtetuese, teksa tha se ka pritur 9 muaj për të thënë të vërtetën e tij. Ai shtoi se është rrëmbyer nga zyra dhe se sot ka më tepër policë sesa avokatë rreth tij. “Jam këtu t’ju kërkoj që të mbrojmë së bashku demokracinë, për të cilën jemi betuar. Jam zgjedhur tre herë dhe për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve do të bëj gjithçka” – tha Veliaj ndër të tjera. Ai  komentoi edhe rolin e SPAK teksa shtoi se ata që e rrëmbyen nga zyra, mund të kthehen në pasiguri për të gjithë qytetarët apo të zgjedhurit në të ardhmen.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   