E rëndë/ 12-vjeçarja, konsumoi medikamente mjekësore, dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Tiranës

E rëndë/ 12-vjeçarja, konsumoi medikamente mjekësore, dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Tiranës

Një e mitur 12-vjeçare në Vlorë dyshohet se ka tentuar të dëmtojë veten duke konsumuar medikamente mjekësore, pasi është dërguar për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Tiranës. Sipas burimeve, e mitura ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po punojnë për zbardhjen dhe arsyen se përse e ka marrë këtë iniciativë 12-vjeçarja. Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit: Më datë 29.10.2025, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, një shtetase e mitur 12-vjeçare, pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente mjekësore.