Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“U rrëmbeva nga zyra dhe u mbylla si vrasës serial”/ Veliaj flet në Kushtetuese: Prita 9 muaj për këto 9 minuta
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka nisur mbrojtjen e tij në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkon rikthimin në detyrë. 9 muaj pas arrestimit të tij, Veliaj në daljen e tij të parë publike, po paraqet argumentet kundër vendimit që e ka cilësuar të padrejtë. “Shumë e nderuar, dua t’ju falënderoj me respekt të fortë. Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta. Beteja ime vjen është e gjatë.”, tha ai.