Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							 
                                
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Ndërpritet seanca për Veliajn, Bajram Begaj ankohet për pezullimin e zgjedhjeve (VIDEO)
                            Seanca e shqyrtimit të kërkesës së Erion Veliajt për ta shpallur antikushtetues shkarkimin e tij nga kryeministri Edi Rama dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve nga presidenti Bajram Begaj është ndërprerë. Shkak është bërë kërkesa e presidentit Bajram Begaj, sipas të cilit Gjykata Kushtetuese ka gabuar kur ka anuluar dekretin e tij që shpalli zgjedhjet në Tiranë në datën 9 Nëntor. Sipas Begajt, pezullimi i dekretit për zgjedhjet u bë pa i shqyrtuar më parë dokumentat dhe arsyetimin e presidentit duke cënuar parimin e një procesi të rregullt. Pas kërkesës së avokatëve të presidencës, gjykatësit e Kushtetueses janë mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e presidentit.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                       