Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Billie Eilish “godet” miliarderët: Nëse ke kaq shumë para, pse s’bën më shumë për njerëzit?
Fituesja e shumë çmimeve Grammy, Billie Eilish, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë fjalimit të saj në “WSJ Magazine Innovator Awards”, duke u shprehur se miliarderët duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar botën. “Jemi në një kohë kur bota është shumë e errët dhe njerëzit kanë nevojë për më shumë empati dhe ndihmë se kurrë më parë,” tha artistja 23-vjeçare, duke shtuar: “Nëse ke para, do të ishte mirë t’i përdorje për të bërë diçka të mirë — ndoshta t’i jepje disa njerëzve që kanë nevojë për to.” Eilish, e cila u nderua me çmimin për Inovatore Muzikore, nuk i kurseu fjalët ndaj të pranishmëve në sallë, ku ndodheshin emra të mëdhenj si Mark Zuckerberg, Hailey Bieber, Spike Lee, Ben Stiller, Chris...