Angela Martini i jep fund martesës 7-vjeçare me Drago Savulescu

Angela Martini i jep fund martesës 7-vjeçare me Drago Savulescu

Modelja Angela Martini, është zyrtarisht sërish beqare. Bukuroshja shqiptare ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, aktori dhe producenti rumun Drago Savulescu, duke i dhënë fund një martese që zgjati shtatë vite. Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ, Martini ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Los Anxhelosit të enjten, duke shënuar 24 tetorin si datën zyrtare të ndarjes. Në dokumente, arsyeja e prishjes së martesës përmendet si “mospajtime të pajtueshme”, një formulim standard që nënkupton fundin e marrëdhënies për shkak të dallimeve të thella mes partnerëve. Nga kjo martesë, çifti ka një djalë trevjeçar, Kyree Martini Savulescu, për të cilin Angela kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike. Modelja, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara, ka kërkuar gjithashtu që...