Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës
Biznesmeni dhe ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës. Lajmin e kanë konfirmuar burime për A2 CNN, të cilat bëjnë me dije se dyshohet se Pacolli do pyetet për një çështje në hetim, atë të Aeroportit të Vlorës. Kujtojmë se javët e fundit Pacolli ka patur përplasje me ortakët e tij, pjesë të koncesionarit që po ndërton aeroportin. Aktualisht kjo prokurori po heton kallëzime të bëra nga biznesmeni Pacolli dhe biznesmeni Valon Ademi në lidhje me kuotat takuese në Aeroportin e Vlorës.