“Beleri është recidivist, përgjegjës për masakrën e Peshkëpisë!” Kalaja: Kjo është një republikë klounësh

“Beleri është recidivist, përgjegjës për masakrën e Peshkëpisë!” Kalaja: Kjo është një republikë klounësh

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN  ndaj eurodeputetit Fredi Beleri dhe kandidimit të tij nga opozita në Himarë. Sipas Kalasë, kandidimi dhe më pas ngritja e Belerit në postin e eurodeputetit përbëjnë “një turp kombëtar”, pasi, sipas tij, “Beleri është përgjegjës për masakrën e Peshkëpisë dhe nuk ka dhënë ende llogari para drejtësisë shqiptare”. “Ai është recidivist, përgjegjës për masakrën e Peshkëpisë. Nuk ka dhënë llogari për atë çështje, dhe tani del si eurodeputet! Kjo është një republikë klounësh. Ne kemi kompleks inferioriteti, mjafton që të jesh i huaj dhe të të duartrokasin”, tha Kalaja. Kalaja shtoi se e kishte kundërshtuar publikisht kandidimin e Belerit nga Partia Demokratike, duke...