Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Seanca e Veliajt në GJK, relatorja lexon pretendimet e ish-kryebashkiakut: Presidenti mori atributet e gjykatës, Këshilli i Ministrave shkeli ligjin!
Relatorja Sonila Bejtja ka lexuar pretendimet e Erion Veliajt, i cili kundërshton vendimin për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të bashkisë. Sipas Veliajt, procedura e shkarkimit u bë me urgjencë. Ish-kryetari i bashkisë drejton gishtin nga Këshilli i Ministrave, duke thënë se ka shkelur ligjin. Bejtja teksa relaton pretendimet e Veliajt, thotë se “Këshilli i Ministrave nuk i ka dhënë përgjigje të arsyetuar kritereve ligjore që përcakton ligji për shkarkimin e kryetarit të bashkisë”. “Nuk ka bërë analizë të parimit të propocianalitetit të garantuar nga neni 17 i Kushtetutës, ndonëse kërkuesi nuk ka bërë asnjë shkelje që të kërkonte shkarkimin e menjëhershëm të tij. Si organ që ka të drejtën e shkarkimit të një kryetari bashkie, nuk duhet të miratojë vendimin e këshillit bashkiak, por duhet të verifikojë themelin e vendimmarrjes”, lexon në relatim Bejtja. ...