“Ditët e Mios” në edicionin e 15, pjesëmarrës piktorë nga Shqipëria e shtete të tjera që sjellin Korçën në punët e tyre

“Ditët e Mios” në edicionin e 15, pjesëmarrës piktorë nga Shqipëria e shtete të tjera që sjellin Korçën në punët e tyre

Nga Julia Vrapi “Ditët e Mios” një ngjarje e artit figurativ, që mbledh çdo vit artistë nga vende të ndryshme të botës për të krijuar vepra të frymëzuara nga rrugicat dhe peizazhet e fshatrave të Korçës. Qyteti i Korçës mirëpret edicionin e 15-të të kolonisë ndërkombëtare “Ditët e Mios”, nga data 28 deri më 31 tetor dhe këtë vit rreth 40 piktorë nga Shqipëria dhe shtete të tjera janë pjesë e këtij aktiviteti të artit figurativ. Aktiviteti që zhvillohet prej disa vitesh në këtë qytet nderon edhe trashëgiminë e mjeshtrit të madh Vangjush Mio, duke e kthyer Korçën në një atelie të hapur arti. Piktorët pjesëmarrës këtë vit janë nga Kosova, Shqipëria, Italia, Greqia, Finlanda, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania, etj. Kryetari...