Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ruajtja e trashëgimisë kulturore arbëreshe dhe politikat arsimore dhe gjuhësore në Kuvendin e Studimeve Arbëreshe
Nga Julia Vrapi Ruajtja e trashëgimisë kulturore arbëreshe apo dhe politikat arsimore dhe gjuhësore mblodhën studiuesit në Tiranë. Kuvendi III i Studimeve Arbëreshe përbën një ngjarje të rëndësishme studimore, që zhvillohet çdo dy vjet, ku në këtë kuvend në Tiranë studiues e më gjerë ngritën shqetësimin se gjuha arbëreshe e trashëguar nga brezi në brez, në komunitetet që jetojnë në zona të ndryshme të Italisë, ndodhet nën një kërcënim të vazhdueshëm. Por sa i takon rrezikut të gjuhës arbëreshe, drejtoresha e Qendrës së Studimeve për Arbëreshët Diana Kastrati solli në vëmendje dhe problemet ligjore. “Ekziston ligji për 11 pakicat e tjera gjuhësore historike, që ndodhen në Itali. Ky ligj funksionon më së miri, por për arbëreshët nuk funksionon, dhe ka shumë arsye”, u shpreh drejtoresha...