Rama publikon pamjet e veprës urbane të Casamontit: Shëmbëlltyrë tërheqëse e Durrësit turistik 2030

Rama publikon pamjet e veprës urbane të Casamontit: Shëmbëlltyrë tërheqëse e Durrësit turistik 2030

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga vepra urbane e arkitektit të mirënjohur Marco Casamonti në Durrës, duke bërë me dije se është drejt përfundimit për ta kthyer këtë qytet bregdetar në një shëmbëlltyre tërheqëse. Rama ka dhënë dhe një mesazh drejtuartë gjithë atyre që u përpoqën dhe e sulmuan për të penguar realizimin e kësaj vepre. “MIRËMËNGJES dhe me mendimin e kohës së madhe të çuar dëm nga gjithëfarë të varfërish nga mendtë e kokës, që nuk lanë dy gurë bashkë për ta penguar këtë vepër të bukur urbane të arkitektit të mirënjohur Marco Casamonti, e cila tanimë është në detajet e fundit teknike, si një shembëlltyrë tërheqëse e Durrësit Turistik 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama...